Trajneri Bano i lumtur: Kjo është Lushnja që dua

Panorama Sport
Gazeta Panorama Sport gazeta me e shitur sportive ne vend
Trajneri Bano i lumtur: Kjo është Lushnja që dua
Nov 21st 2012, 12:05

Artan Bano, trajneri i Lushnjës, në një bisedë për “Panorama Sport” është shprehur mjaft i kënaqur me fitoren që arritën të tijtë ndaj Himarës, çka i mban ata në vendin e parë. “Kemi zhvilluar një ndeshje shumë të mirë, teksa brenda pak minutash kemi gjetur rrugën e rrjetës. Kundërshtarin e kemi mbajtur shumë larg portës sonë, ndërsa i gjithë takimi është luajtur në mesfushën e himarjotëve. Kemi humbur jo pak raste, për çka do të ndalemi në ditët në vijim, sepse nuk duhet të falim më në takimet që na kanë mbetur. Kjo, pasi kalendari na rezervon sfida të forta, në të cilat duhet të jemi decizivë përpara porte. Gjithsesi, kryesojmë me meritë dhe jam i bindur se nuk do ta lëshojmë këtë vend deri në fund. Kemi një ekip shumë të mirë dhe lojtarë cilësorë, të cilët të bëjnë të besosh deri në fund në arritjen e objektivave”, – u shpreh fillimisht Bano.
Kundërshtari - Verdhejeshilët kanë vijuar me intensitet përgatitjet në kuadër të takimit të fundjavës, që do të zhvillojnë ndaj Naftëtarit. Pra, në fushën e lojës do të jenë 2 ekstremet e klasifikimit: Lushnja e vendit të parë dhe Naftëtari që mbyll tabelën. “Ne jemi duke vijuar me intensitet përgatitjet për takimin e së shtunës, që do të zhvillojmë ndaj Naftëtarit në transfertë. Do të jetë një përballje e vështirë, kur në asnjë moment nuk duhet ta shohim këtë ekip që renditet në vendin e fundit të klasifikimit. Kjo, pasi do të ishte një thikë pas shpine për ne. Madje, në seancat stërvitore, ne si staf teknik u kemi kërkuar futbollistëve që ta vlerësojnë shumë këtë përballje. Deri në fund të fazës së parë kemi edhe tre takime, në të cilat duhet të marrim maksimumin e pikëve, pasi duhet që ta thellojmë edhe më shumë diferencën me rivalët tanë. Nuk e kemi luksin të gabojmë, kështu që do të synojmë tri pikët me çdo kundërshtar që do të përballemi, në të kundërt do të vëmë në dyshim realizimin e objektivave”, – ka përfunduar numri një i pankinës verdhejeshile, Bano.
Armand Nezha

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions