U-17: Thyhet Vllaznia, gabon edhe Teuta

Panorama Sport
Gazeta Panorama Sport gazeta me e shitur sportive ne vend
U-17: Thyhet Vllaznia, gabon edhe Teuta
Nov 19th 2012, 11:31

Shkëndija mposht kampionët në fuqi
SHKËNDIJA E TIRANËS – VLLAZNIA 3-1
GOLAT: Ivani 38′, Kadria 60′, Brahimllari 68′/ Ahmeti 73′
SHKËNDIJA E TIRANËS: Merdanaj, Ndreu, Biduli, Teqja, Lila, Kalaja, Mema, Kadriu (Lokaj 61′), Myzyri (Brahimllari 62′), Trebicka, Ivani (Agolli 75′). Trajner: L.Pinari
VLLAZNIA: Harliçaj, Jakaj, Tahiraga, Krymi, Hakaj, Hepaj, Hasani (Kopliku 56′), Shkambi, Dyca (Velaj 20′), Çinari, Ahmeti. Trajner: E.Çaku
GJYQTARË: J.Xhaja, M.Ksani, E.Mustafa (Tirana)
KARTONË TË VERDHË: Myzyri 57′, Lila 76′, Mema 80′ (në pankinë)/ Çinari 61′
KARTON I KUQ: Çinari 61′

Vllaznia ka pësuar humbjen e parë sezonale, teksa përballë Shkëndijës është mposhtur me rezultatin 1-3. Ka qenë një lojë e bukur dhe mjaft e fortë, ku ekipi i Shkollës së Mjeshtërisë Sportive, i drejtuar nga Luan Pinari, ka treguar kualitet në lojë. Falë impenjimit të futbollistëve, ku spikatën Lila, Myzyri, Trebicka, Ndreu e Ivani, Shkëndija ka mundur që jo vetëm t’u bëjë ballë kampionëve në fuqi, por edhe t’i mposhtin ata bindshëm me gola të Ivanit, Kadriut, Brahimllarit. Skuadra shkodrane ka rezistuar mirë deri në minutën e 38-të, ndërsa më pas i është dorëzuar Shkëndijës. Lojtarët vendës kanë qenë në një ditë të mirë dhe sidomos në pjesën e dytë i kanë shfrytëzuar më së miri gabimet në mbrojtje të shkodranëve. Këta të fundit shënuan golin e nderit me anë të Ahmetit. Pas kësaj fitoreje Shkëndija afrohet me kryesuesit, duke e çuar diferencën në -5 pikë. Javën e ardhshme ekipin e Pinarit e pret një transfertë e vështirë.
Abdulla Dushku

Besa shokon durrsakët
TEUTA – BESA 0-1
GOLI: Lushkja 75′
TEUTA: Vata, A.Mara, Myrtollari, Syziu, Basha, Përlleshi, Ballgjini, Bardhi, Qehajaj, Taullai, Gripshi. (U aktivizuan E. Mara, Prifti). Trajner: L.Sejdini
BESA: Curri, Kashami, Arkaxhiu, Kullolli, Osmani, A.Kapidani, Gavardari, Muzhaqi, Lushkja, Gizha, S.Kapidani. (U aktivizuan: Qerrolli, Teliti, Veliu). Trajner: Y.Teliti
GJYQTARË: A.Stefi, G.Llakmani, T.Kasaj (Vlorë)

Besa ka bërë surprizën në Durrës, duke mposhtur Teutën e vendit të dytë me rezultatin minimal 1-0. Kronika e lojës flet për epërsi të vendësve, por me veprime racionale të mençura të kavajasve. Lushkja kalon Besën në avantazh, ndërkohë futbollistët durrsakë nuk janë në gjendje as të barazojnë, me gjithë rastet e krijuara për shënim. Kjo ishte një humbje e papritur për Teutën.
Bujar Qesja

Dinamo i falet Arifit
SKËNDERBEU – DINAMO 0-2
GOLAT: Arifi 32′, 40′
SKËNDERBEU: Harti, Koxhaj, Isa, Zyfo, Hoxhaj, Dajko, Shabanllari, Stermolli, Kote, Korça, Pino. (U aktivizuan: Fejzolli, Gjançi). Trajner: G.Liçi
DINAMO: Xhafaj, Dedja, Bega, Nora, Shkurta, Mehaj, Elezi, Rada, Petro, Zefi, Arifi. (U aktivizua edhe Basha). Trajner: Xh.Lloshi GJYQTARË: G.Kamolli, K.Jashollari, A.Doce (Pogradec)
KARTONË TË VERDHË: Dajko 37′, Stermolli 64′

Skënderbeu humbet në shtëpi përballë Dinamos me rezultatin 0-2. Ndeshja ka nisur mirë për vendësit, që i janë afruar golit disa herë. Me kalimin e minutave frenat e lojës i merr në dorë Dinamo. Ekipi mik shfrytëzon në maksimum rastet e krijuara dhe brenda harkut kohor të tetë minutave shënon dy herë me anë të Arifit. Golat e këtij të fundit vulosën fitoren e merituar të bluve.
Llazi Saro

Laçi gjunjëzon Tiranën
LAÇI – TIRANA 2-1
GOLAT: K.Mërdhoqi 25′, 75′ (11-m)/ Rada 67′
LAÇI: Hoxhaj, Thana, Laska, Taçi, Pjetri, Lepuri, Dika, Trungshi, K.Mërdhoqi, Lika, Dedgjonaj. (U aktivizuan: P.Mërdhoqi, Kashnjeti). Trajner: N.Tarazhi
TIRANA: H.Saliu, Kasneci, Llagani, Haxhia, Myrtaj, Muçollari, Rada, Lleshi, Halili, Jazaj, Dako. (U aktivizuan: Hoxhaj, Mahmutaj). Trajner: L.Zengla
GJYQTARË: Xh.Mema, B.Sadikaj, B.Grepi (Tiranë)

Laçi ka arritur një fitore me përmbysje ndaj Tiranës. Bardheblutë e trajnerit Zengla kanë luajtur më mirë, edhe pse të parët kaluan në avantazh vendësit. Në minutën e 25-të shënoi kapiteni Mërdhoqi për Laçin, por në pjesën e dytë barazoi Rada. Kur duheshin edhe 5 minuta nga përfundimi i takimit, gjyqtari Mema akordoi një penallti në favor të vendësve. Ishte Mërdhoqi që shënoi sërish.
Vladimir Prenga

Qordja nderon të kuqtë
PARTIZANI – TËRBUNI 1-0
GOLI: Qordja 9′
PARTIZANI: Zaimi, Zeneli, Lila, Vllacaj, Myslimi, Marku, Bermeta, Qordja, Sulaj, Vataj, Shehu. Trajner: A.Duro
TËRBUNI: Aliaj, Vistaraj, Dani, Troshani, Fangaj, Mataj, Bunga, Hasanaj, Kapaklia, Gjonaj, Çokaj. Trajner: R.Piraniqi GJYQTARË: D.Dosti, G.Halilaj, K.Berberi (Berat)
KARTONË TË VERDHË: Qordja, Sulaj/ Bunga

Partizani ka fituar minimalisht me Tërbunin në fushën e tij, falë një goli të Qordjes në minutën e 9-të. Ishte një ndeshje që në pjesën e parë u mbizotërua nga vendësit, por më pas miqtë nga Puka dolën në lojën e tyre. Megjithatë, portieri Zaimi ishte në një ditë të mirë dhe nuk lejoi prekjen e rrjetës. Për Partizanin, Shehu dhe Vataj kërkuan të dyfishonin shifrat, por pa ia arritur.
Erjon Hamitaj

Vlonjatët, “happy-end”
POGRADECI – FLAMURTARI 0-1
GOLI: Llambro 80′
POGRADECI: Baçi, Blacëri, Hidri, Laraku, Hila, Berberi, Kelo, Liçkollari, Lena, Balli, Fejzollari. (U aktivizuan: Manellari, Pilinci). Trajner: F.Fetollari
FLAMURTARI: Sali, Velaj, Gjinaj, Mehmeti, Gravani, Deliaj, Koçani, Llambro, Livanaj, Dhrami, Sino. (U aktivizuan: Aliaj, Rama, Dervishaliaj). Trajner: D.Sadedini
GJYQTARË: E.Kello, K.Zguro, E.Demiri (Korçë)

Një ndeshje me shumë emocione ka qenë ajo mes Pogradecit dhe Flamurtarit. Vlonjatët kanë fituar me një gol në sekondat e fundit të sfidës, teksa Llambro u bë hero për miqtë. Pogradeci krijoi disa raste për shënim, madje arriti të fitonte edhe një 11-metërsh. Megjithatë, nga pika e bardhë gaboi kapiteni Berberi dhe kjo i bëri me krahë vlonjatët, që gjetën golin në limit.
Pëllumb Starova

Goleadë e Elbasanit
LUSHNJA – ELBASANI 3-6

GOLAT: Shkurti 10′, Liçka 77′, Hasalla 80′/ Mema 29′, Alla 36′, Topuzi 53′, 62′, Bodurir 61′, Beqiri 80′+2
LUSHNJA: Hila, Rrogozi, Zaimi, Çela, Musaku, Dervishi, Jonuzi, Koroveshi, Shkurti, Sakajeva, Hasalla. (U aktivizuan: Lica, Ismaili, Dërvishi). Trajner: A.Hysko
ELBASANI: Dashi, Kasa, Gorica, Suvaria, Beqiri, Alla, Mukja, Bërdufi, Mema, Topuzi, Hoti. (U aktivizuan: Kl.Bodurri, Hasani, Kr.Bodurri). Trajner: S.Dalipi
GJYQTARË: M.Dyrmyshi, R.Zaimi, E.Aliaj (Poliçan)

Sfida e paratërinjve mes Lushnjës dhe Elbasanit është luajtur në Kavajë dhe ka dhuruar plot nëntë gola. Të dy ekipet zhvilluan një lojë të hapur. Lushnjarët e kërkuan më shumë fitoren, por nuk arritën dot të frenonin sulmuesit miq. Mema, Alla, Topuzi, Bodurri dhe Beqiri u bënë protagonistë për verdheblutë. Për Lushnjën shënuan Shkurti në fillim dhe Liçka e Hasalla në fund.
Feriz Ferizaj

Bylisi, sërish humbje
BYLISI – SHKËNDIJA E DURRËSIT 0-1
GOLI: Salillari 36′
BYLISI: Gjikondi, Anastasi, D.Mehmeti, Hasani, Pashaj, Ferko, Xhafa, A.Prifti, Asimetaj (R.Prifti 60′), K.Mehmeti, Llanaj (Kollozi 41′). Trajner: V.Capo
SHKËNDIJA E DURRËSIT: Hoxha, Deliallisi, Konderi, Xhakoni, Vllai, Behari, Papa, Uka, Tufa, Hyka, Salillari. Trajner: A.Domi
GJYQTARË: G.Velçani, Q.Shehaj, S.Hanaj (Patos)

Bylisi është mposhtur sërish, këtë herë në shtëpi nga Shkëndija e Durrësit. Një gol i Salillarit në pjesën e parë ka bërë diferencën. Edhe pse Bylisi i dha lojës një theks sulmues, veçanërisht në pjesën e dytë, kur krijoi raste të shumta shënimi, përsëri nuk mundi të finalizonte në portën e Shkëndijës. Kjo ishte humbja e 11-të radhazi për ballshiotët në këtë sezon.
Mario Gjika

Ada mposht Shkumbinin
SHKUMBINI – ADA 0-2
GOLAT: Banka 13′, Behluli 37′
SHKUMBINI: Koni, Kosta, Ballhysa, Gjevori, Dalliu, Gjuzi, Sulkja, Saja, Elezi, Jashari, Lluca. (U aktivizuan: Tufa, Gjini, Hyseni, Kuqi). Trajner: Ç.Saja
ADA: Hoxha, Gjergji, Hyseni, Hasaj, Kakini, Vatakami, Behluli, Banka, Ndoi, Malësija, Kallogjeri. (U aktivizuan: Isufi, Bajraku, Gerdomi). Trajner: S.Bizi
GJYQTARË: D.Kasa, G.Metani, Q.Copa (Durrës)

Skuadra e paratërinjve peqinas është mundur në fushën e vet nga Ada me rezultatin e pastër 2-0. Velipojakët janë treguar të saktë në pjesën e parë, duke shënuar dy herë me Bankën dhe Behlulin. Në pjesën e dytë peqinasit iu afruan golit, madje humbën edhe një 11-metërsh. Miqtë morën një fitore të merituar në Peqin, ndërkohë që Shkumbini tregoi dobësi në finalizimin e aksioneve.
Fatmir Ahmeti

Besëlidhja nuk fal
BESËLIDHJA – KASTRIOTI 2-1
GOLAT: Dedgjonaj 15′, Kola 55′/ Ziti 65′
BESËLIDHJA: Kola, Gjini, Ger.Marku, Miri, Dodaj, Gis.Marku, Malaj, Dedgjonaj, Nikolli, A.Kola, Mosheqaj. (U aktivizuan dhe Qoshku, Curri). Trajner: O.Gjurashi
KASTRIOTI: Preçi, Çela, Tupi, Demerxhiu, Shani, Kau, Ziti, Cani, Vogli, Xhaferri, Tabaku. (U aktivizuan: Doku, Xhafa). Trajner: Sh.Rustami
GJYQTARË: L.Jubani, S.Ahmetaj, I.Myrtaj (Shkodër)
KARTONË TË VERDHË: Curri 79′/ Ziti 39′

Besëlidhja ka mposhtur në shtëpi Kastriotin. Loja ka nisur me një minutë heshtje në nderim të gjyqtarit Rigels Pjetrushi, i ndarë nga jeta një javë më parë. Loja nisi agresive nga ana e vendësve, të cilët rrezikuan seriozisht me anë të Gerald Markut. Aksionet e Besëlidhjes u kurorëzuan me një gol të shkëlqyer të mbrojtësit Dedgjonaj. Në pjesën e dytë shënoi Kola, ndërsa për miqtë Ziti.
Preng Gjikola

Luftëtari bën detyrën
LUFTËTARI – APOLONIA 2-0

GOLAT: Koshi 50′, Hyka 55′
LUFTËTARI: Roko, Matushi, Peçi (Hima 64′), Buxaj, Vasi, Shehu (Mejdi 55′), Puci, Reçka, Braho (Graci 64′), Koshi, Hyka (Mahmutaj 55′). Trajner: A.Çulli
APOLONIA: S.Hënza. Nasi, Jakupi (Velo 66′), Metohu (Hyseni 38′), Turtulli, Braka, Sulaj (Çobo 50′), Madini (Sadiku 60′), D.Hënza, Majaci, Troka (Azizaj 70′). Trajner: L.Musha
GJYQTARË: E.Avdo, H.Shaka, M.Çaushi (Sarandë)
KARTON I VERDHË: Braka 52′

Luftëtari ka fituar me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Apolonisë. Ndeshja u vendos falë golave të Koshit dhe Hykës. Ishte një takim që ka folur i gjithi për ekipin e drejtuar nga Andrea Çulli. Nëse Luftëtari ia doli të rikthehej te fitorja e munguar pas dy javëve, meritë kanë të gjithë bluzinjtë e vegjël, ndërkohë që Hyka konfirmoi se zotëron vlerat e një golashënuesi të mirëfilltë.
Tomorr Shehu

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions