5 gjërat që nuk i dinit për trajnerin e Junajtid, Ferguson

Panorama Sport
Gazeta Panorama Sport gazeta me e shitur sportive ne vend
5 gjërat që nuk i dinit për trajnerin e Junajtid, Ferguson
Dec 9th 2012, 09:00

1. Është i fiksuar pas shahut dhe e priti shumë mirë kur UEFA i dhuroi çdo lojtari një set dekorativ me kuadrate për të shënuar pjesëmarrjen e tyre në finalen e Champions- it kundër Çelsit (Moskë, 2008). U tërbua kur disa nga lojtarët i harruan suvenirët në hotel apo avion dhe u bëri një nga dushet e tij të famshme.
2. Është një fans i artistit nga Selfordi, Harold Rilej, i cili e konsideron veten si miku më i ngushtë i piktorit më të famshëm të qytetit, LS Louri. Nëse një nga punimet e Rilejt shitet në mbrëmjet gala të ndonjë ankandi, Ferguson nuk do të mungojë asnjëherë për të bërë ofertën e tij.
3. Dashuria e tij për letërsinë, artin dhe verën e mirë njihet nga të gjithë. Por skocezi është dhe një i apasionuar me muzikën. Ai këndon dhe ka vesh muzike. Në shtëpinë e tij në Çeshajër ka blerë një piano, madje ka marrë për vite të tëra leksione me mësues privat.
4. Është rritur në zonën e bombarduar të Govanit në Glasgou. Familja u shqetësua shumë kur një ditë u kthye prej andej me një granatë në dorë. Fatmirësisht, vëllai i tij Martin e pa në kohë, duke ia marrë reliken e Luftës së Dytë Botërore dhe e rikthyer në vendin ku e gjeti.
5. Është një i apasionuar pas dijes dhe kuiceve të ndryshme. Çdo Krishtlindje lojtarët dhe stafi i Mançester Junajtid marrin pjesë në programe të ndryshme në televizion. Për 70-vjeçarin nuk ka rëndësi vetëm se si një lojtar përdor këmbët, por edhe kokën.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions