Fabio Kualiarela, rikthehet në modë për Interin

Panorama Sport
Gazeta Panorama Sport gazeta me e shitur sportive ne vend
Fabio Kualiarela, rikthehet në modë për Interin
Dec 1st 2012, 12:41

Sulmuesi italian, Fabio Kualiarela, është gjithnjë e më afër largimit nga skuadra e Juventusit. Nervozizmi pas zëvendësimit në takimin kundër Milanit, kur iu drejtua me tone të ashpra zëvendëstrajnerit të Juventusit Anxhelo Alesios, dhe më pas mosmarrëveshjet me trajnerin Konte gjatë javës, duket se e kanë shtyrë klubin bardhezi që ta nxjerrë në merkato napolitanin që në muajin janar. “Zonja” synon të afrojë në skuadër një qendërsulmues me peshë dhe, me shumë gjasa, i sakrifikuari për të liruar vendin do të jetë pikërisht Kualiarela. Për lojtarin ofertat nuk mungojnë, ndërsa në radhë të parë e interesuar për të marrë shërbimet e italianit është klubi i Interit, i cili edhe gjatë merkatos së verës tentoi që t’i rrëmbente atë Juventusit. Zikaltrit janë ende në kërkim të një sulmuesi dhe emri i Kualjarelës mund të kthehet sërish në modë për klubin e Moratit. Tekniku i Interit, Andrea Stramaçoni, nuk e ka fshehur kurrë interesin për Kualjarelën, pasi duket se karakteristikat e tij përputhen plotësisht me skemat e Stramës. Sipas së përditshmes italiane “La Republica”, drejtori i zikaltërve, Marko Branka, duket se është gati për të nisur sërish bisedimet me drejtuesit e klubit bardhezi për të arritur sa më parë transferimin e lojtarit në Milano, përpara klubeve të tjera të interesuar për Kualiarelën, çka duket se ka dhe pëlqimin e këtij të fundit.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions