Fergi: “Komshinjtë e zhurmshëm” tani po ulërijnë

Panorama Sport
Gazeta Panorama Sport gazeta me e shitur sportive ne vend
Fergi: "Komshinjtë e zhurmshëm" tani po ulërijnë
Dec 9th 2012, 08:56

Aleks Ferguson është shprehur se “komshinjtë e zhurmshëm” tani që kanë fituar titullin po ulërijnë. Por tekniku i Junajtid nuk harroi edhe një herë t’i paralajmëronte se në Mançester ka vetëm një skuadër dhe se ai do ta bëjë të heshtë në të njëjtën mënyrë siç ka bërë me Liverpulin, Arsenalin dhe Çelsin. “Sfidat janë ajo për të cilën ne punojmë. Ne i presim me gëzim dhe nuk trembemi prej tyre. Unë kam qenë me fat që kam luajtur në kompeticione të mëdha me skuadra si Liverpuli, Arsenali dhe Çelsi. Është fantastike. Prej dy sezonesh ata nuk janë më rivalët tanë në kampionat, sepse janë zëvendësuar nga Siti. Komshinjtë janë rivalët tanë më të mëdhenj. Ata nuk janë më të zhurmshëm. Tani po ulërijnë, por ne kemi 20 vjet që jemi të parët”.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions