Interi dhe Shnajder japin prova paqeje

Panorama Sport
Gazeta Panorama Sport gazeta me e shitur sportive ne vend
Interi dhe Shnajder japin prova paqeje
Dec 1st 2012, 12:40

Interi dhe Shnajder mund të bëjnë “paqe”, për rrjedhojë lojtari mund të grumbullohet nga tekniku Stramaçoni për ndeshjen kundër Palermos. Holandezi, i cili është stërvitur gjithë javën, dje ka biseduar gjatë më trajnerin dhe drejtuesit e klubit për të gjetur një rrugëzgjidhje për çështjen e tij. Mungesa e Kasanos dhe alternativa që nuk bindin shumë si Kutinjo dhe Alvarez, duke shtuar edhe dëshirën për t’u rikthyer te fitorja, mund ta detyrojnë Stramaçonin të grumbullojë Shnajderin. Zgjedhja për të afruar lojtarin në skuadër mund të bëhet edhe për të ulur tensionin mes tij dhe klubit. Tension, i cili është rritur edhe pas fjalëve të menaxherit të lojtarit, që deklaroi para pak ditësh: “Nuk duam të dëgjojmë propozimet e Interit për uljen e pagës së lojtarit”. Nga ana tjetër, klubi zikaltër mund të kërkojë një paqe momentale me lojtarin dhe më pas me hapjen e merkatos së janarit ta shesë holandezin, i cili për momentin duket me “valixhe në dorë”. Një ribashkim mes tij dhe Interit është një hipotezë jo shumë e qëndrueshme. Ndërkaq, Liverpuli, Mançester Junajtid, Mançester Siti, Shalke 04 dhe Anzhi janë në radhë për të marrë shërbimet e “tulipanit”. Paga e tij vjetore për momentin është tepër e rëndë për xhepat e Moratit, i cili duket i bindur të heqë dorë nga Shnajder, por mbase një rikthim në fushë për të që nga minuta e parë kundër Palermos mund të ndryshojë skenarët e ngjarjes. Një mesazh të qartë Shnajderit ia ka lënë edhe trajneri i Holandës, Luis Van Gal, i cili ka deklaruar: “Ai është kapiteni ynë dhe duhet të luajë, në të kundërt vështirë të rikthehet në përfaqësuese”

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions