Kategoria e Parë, java e 14-të “live”

Panorama Sport
Gazeta Panorama Sport gazeta me e shitur sportive ne vend
Kategoria e Parë, java e 14-të "live"
Dec 1st 2012, 12:59

Kategoria e Parë po luan ndeshjet e javës së parafundit për fazën e parë. Me Lushnjën në krye nga fillimi i garës e deri më tani, gjysma e parë e kampionatit ka pak gjasa të revizionojë ndonjë gjë në këtë drejtim. Po ashtu, edhe fundi i klasifikimit ka një "pronar", që është Naftëtari, ndërkohë që të tjerët po rreken për t'iu afruar sa më shumë të besuarve të Artan Banos, nga njëra anë, dhe për t'iu larguar sa të munden kucovarëve të Sokol Metës, nga ana tjetër. Për llogari të javës së 14-të, dy sfida luhen në fusha asnjanëse, për shkak të problematikave përkatëse infrastrukturore të pritësve (Lushnja-Kamza dhe Dinamo-Iliria). Më konkretisht, Lushnja, që po e rikonstrukton tapetin e "Roza Haxhiut", i pret në Berat kamzalinjtë e Shahin Berberit. Një qytet fqinj, ku tifozët lagunarë kanë udhëtuar të shumtë në numër për t'i përkrahur bjenjaminët e tyre në rrugën drejt shpalljes kampionë dimri. Ky mision kalon edhe përmes 90-minutëshit të sotëm, ndaj një kundërshtari që sezonin e shkuar ishte në Supoeriore, por këtë herë nuk i ka punët në vijë.


Java e 14-të

01.12.2012
BESËLIDHJA – PARTIZANI  0-0
Gjyqtarë: B.Pashaj, E.Deraj, B.Mesi

LUSHNJA – KAMZA  0-0
Gjyqtarë: K.Cjapi, G.Koka, N.Rrapaj

ADA – NAFTËTARI  0-0
Gjyqtarë: S.Cekaj, E.Veseli, Sh.Ziri

BUTRINTI – HIMARA  0-0
Gjyqtarë: R.Shoshaj, P.Puto, G.Bimi

ELBASANI – GRAMSHI  0-0
Gjyqtarë: E.Demiraj, A.Mema, V.Tola

TËRBUNI – MAMURRASI  0-0
Gjyqtarë: E.Jorgji, E.Ganxhi, E.Bodeci

BURRELI – POGRADECI  0-0
Gjyqtarë: D.Jubica, D.Salaj, M.Qeseri

DINAMO – ILIRIA  0-0
Gjyqtarë: A.Beqiri, N.Bregasi, A.Shkreta


Në Pukë po luhet një derbi verior, mes skuadrës vendëse dhe Mamurrasit. Tërbuni dhe skuadra e trajnerit Sinan Bardhi janë gjithnjë në ndjekje të kreut të kësaj kategorie, kështu që duan t'i "lajnë hesapet" mes veti në një ballafaqim të tillë. Tërbuni, pas humbjes së javës së shkuar në Pogradec, e sheh veten në vendin e katërt, ndërsa mamurrzakët janë të dytët. Një fitore e pukjanëve bën që të superohet diferenca momentale, madje të parakalohen miqtë. Kjo sfidë do t'i ketë emocionet e lidhura edhe me ndeshjen e Lezhës, ku të kuqtë kanë udhëtuar për t'u ndeshur me Besëlidhjen. Partizani është i treti aktualisht, ndaj ka për objektiv të mos i shqitet Lushnjës së kreut, duke pritur që Mamurrasi të gabojë dhe vetë të kapë vendin e dytë pas javës së 14-të. Cdo rezultat tjetër veç fitores nuk u bën punë të kuqve të Nikolin Cocllit, që në javët e fundit kanë paraqitur probleme nga më të ndryshmet, edhe në planin rezultativ. Lezhjanët janë betuar për të mos hapur rrugë, duke paralajmëruar thyerjen e "demave", megjithatë do të jetë fusha e lojës, ajo që do t'i zbardhë më mirë e saktësisht verdiktet.
Elbasani luan derbin e Prefekturës me Gramshin, tashmë i dalë jashtë luftës për rikthim në Superiore. Në "Ruzhdi Bizhuta" kanë qenë të pamposhtur verdheblutë e Files, megjithatë edhe këtë rekord e prishën ndaj Pogradecit, ndërkohë që transferta mbetet "mollë e ndaluar" për ta. Antagonizmi në përballje të tilla mbtet gjithnjë i lartë, kështu që i takon Gramshit të tregojë veten në një fushë që pakkush e ka "kapërdirë" në këtë sezon.
Burreli i sukseseve radhazi nën drejtimin e trajnerit Plori, tashmë edhe me fushë të re, e pret me ambicie maksimaliste Pogradecin. Nisur nga faktori fushë, por edhe trajektorja rezultative e të dyja skuadrave, majtanët duken më të favorizuar, edhe pse liqenorët kanë "oreks" të madh në këtë kampionat. Tri pikët i ngjitin ndjeshëm pranë kreut miqtë, ndërsa konsolidojnë pozitat në mesin e artë për burrelasit.
Dinamo po e sfidon Ilirinë në Kavajë, për shkak se "Qemal Stafa" nuk u mundësua për këtë ndeshje. Blutë e Mehmetit pozicionohen në vendin e 7-të, të zhbilancuar disi nga beteja për kreun, megjithatë kanë ende shpresa për t'u rikthyer në Superiore. Shpresa të cilat ushqehen me një trepikësh ë sfidën e sotme, ndaj fushë-krujasve surprizues në këtë kampionat, por me jo pak luhatje në javët e fundit.
Ada-Naftëtari është një ballafaqim të dëshpëruarish e të rrezikuarish seriozisht për të rënë nga kategoria. Duke qenë se luhet në Velipojë, vendësit mund të fitojnë dhe t'u largohen me shumë "naftëtarëve", të cilët janë "salduar' prej fillimit të garës në vendin e fundit.
E ndezur, për shumë arsye, paraqitet sfida e Sarandës. Butrinti pret Hiumarën, në njëlloj derbi që ngërthehen më shumë se futbollin e luajtur në fushën e blertë. Adrenalina e tifozërive respektive bën që ky 90-minutësh të jetë vërtet tërheqës dhe me pritshmëri të larta. Himarjotët mbeten në zonën e rrezikut, ndërsa sarandjotët tentojnë të akomodohen në mesin e renditjes në fund të kësaj faze të parë.

 

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions