Luhet java e 13-të, Superiorja do përmbyllë fazën e parë

Panorama Sport
Gazeta Panorama Sport gazeta me e shitur sportive ne vend
Luhet java e 13-të, Superiorja do përmbyllë fazën e parë
Dec 1st 2012, 12:58

Superiorja luan "aktin" e fundit të fazës së parë, me kampionët e dimrit të shpallur tashmë. Janë kuqebardhët e Skënderbeut, që falë distancës prej 9 pikësh me dy ndjekësit më të afërt, Kukësin dhe Laçin, konfirmohet si më të mirët e 13 javëve kampionat. Të vetmit që nuk e njohin humbjen, që kanë në gjirin e tyre golashënuesin më të mirë, kroatin Pero Pejic, me 10 gola, por edhe Sebino Plakun, me 6 gola. 30 pikët e grumbulluara nga juglindorët, me një golaverazh për t'u pasur zili nga cilido ekip në Shqipëri e më tej, 22-5, do ta mbyllin gjysmën e parë të kampionatit në fushën e tyre, para tifozëve korcarë, që kanë vendosur gjithashtu rekord më vete, sa i përket pjesëmarrjes në stadium. Kampionët e vendit në fuqi sfidojnë debutuesit për herë të parë në Superiore, kuksianët e Cungut dhe Starovës, një realitet i bukur e surprizues deri më tani. Verilindorët nuk e mbajnë më rekordin e pathyeshmërisë, si të besuarit e Josës, pas humbjes që pësuan në Vlorë para dy javësh, por ama janë "hija" e tyre.

JAVA E 13-të
01.12.20012
SHKUMBINI-LUFTËTARI   0-0
Gjyqtarë: E.Sino, I.Tartari, O.Grabova

KASTRIOTI-VLLAZNIA     0-0
Gjyqtarë: E.Peza, D.Agaraj, D.Myftari

TEUTA-TOMORI               0-0
Gjyqtarë: O.Sokoli, E.Doda, G.Qirici

SKËNDERBEU-KUKËSI   (17:00)
Gjyqtarë: L.Jemini, R.Avdo, R.Preça

02.12.20012
TIRANA-LAÇI   (14:00)
BESA-BYLISI  (14:00)
FLAMURTARI-APOLONIA  (17:00)

Të dytët në renditje, miqtë aspirojnë dy gjëra në këtë transfertë të vështirë: t'ia prishin disi humorin Skënderbeut, me një barazim, apo idealja fitore, sepse kështu mbajnë sadopak gjallë kampionatin në luftën për kreun. E kundërta, triumfi i korarëve do t'i "qëronte" në masë të konsiderueshme verdiktet për objektivin madhor, titullin kampion. Kjo sfidë do të jetë edhe "kryefjala" e javës së 13-të, ndërkohë që ajo e ngre siparin të shtunën me katër ndeshjet e para, tri prej tyre në orën 14:00 dhe njëra në orën 17:00. Shkumbini sfidon Luftëtarin në një ballafaqim për mbijetesë, Kastrioti i po të njëjtave halle s'e ka luksin të bëjë më asnjë hap fals, duke ia vështirësuar ndjeshëm shanset kuqebluve. Këta të fundit bënë atë përmbysje heroike para një jave me Flamurtarin, por pak gjëra kanë ndryshuar në situatën kritike në klub, ku Shpëtim Duro është më i rrezikuari. Një humbje në Krujë do ta mbyllte aventurën e teknikut kryeqytetas në Shkodër njëherësh me fazën e parë, teksa kanë nisur të qarkullojnë edhe emra për pauses të tij.
Beratasit e Madrid Muzhait, të vetmit pa asnjë fitore në këtë kampionat, vështirë të nxjerrin gjë në dritë edhe në transfertën durrsake. Teuta vijon të ketë pretendime sipërore, ndaj me këtë qasje e luan edhe ndeshjen e radhës. Humbja minimale e javës së shkuar në Lac nuk i ka zhbilancuar shumë "djemtë e detit" nga kreu, as nga vendi i dytë, që me të gjitha gjasat mund ta bëjnë të vetin sërish në fund të kësaj faze. Një fitore e saj e mundshme dhe pritshmëritë për barazime apo humbje të Kukësit e Lacit në transfertat përkatëse i bëjnë durrsakët nënkampionë dimri.
Ndeshjet e së dielës  E diela do të konsumojë edhe tri sfida të tjera të javës së 13-të. Tirana e problematikës së shumtë e të shumëllojshme do të kërkojë ta mbyllë këtë vit kalendarik futbollistik në mënyrën e duhur. Pra, me një fitore në shtëpi, sepse në këtë mënyrë ngjit ndonjë shkallë edhe në renditje. Kundërshtari që duhet superuar prej bardhebluve është për t'u marrë në konsideratë, jo vetëm pse ndan vendin e dytë e të tretë me kuksianët, por sepse në kryeqytet ka dëshmuar potencial e kompetitivitet. Laci i Ramadan Shehut, edhe pse me mungesa të rëndësishme në sulm, tenton surprizën në "Qemal Stafa", në përpjekje për të mos lëshuar terren në klasifikim.
Besa, nga skuadër pretendente në të rrezikuar për rënie nga Superiorja, nuk ka luksin të luajë në stadiumin e vet, as të ketë mbështetjen e madhe të tifozërisë kavajase, sikurse ndodhi deri në dënimin shembullor që dha Disiplina karshi saj (pezullimin 6-javor të stadiumit). Në këtë mënyrë, kundërshtarët e shfrytëzojnë maksimalisht të luajturin në fushë asnjanëse, sikurse shpreson Bylisi në këtë "stacion" të garës. Verdhezinjtë e Ilir Dajës, me humbjen e javës së kaluar në Fier, e shohin veten në pjesën e poshtme të renditjes, me "fytyrë" nga fundi i rrezikshëm i rënies. Kësisoji, janë të dënuar të tentojnë maksimumin e mundshëm me ballshiotët. Këta të fundit ndërruan trajner, iku Canaj dhe erdhi Shensoji, por pretendimet vijojnë t'i kenë maksimaliste. Duan të kapin zonën europiane, cka do të thotë se në mendjen e tyre llogarisin edhe tri pikët me kavajasit. Thënë ndryshe, antagonizmi në këtë përplasje duket maksimal, ndërsa fusha e lojës do tregojë të vërtetën e secilit.
Flamurtari rikthehet në shtëpi pas një përmbysjeje dramatike në Shkodër. Edhe pse u gjend në epërsinë e pastër 3-0 deri në minutën e 63-të, skuadra e Rubios shpërdoroi në mënyrë të pabesueshme atë trepikësh të cmuar, që mund t'i venoste në pozita më komode në fund të fazës së parë. Gjika ka lëshuar bombën në fillim të javës, duke deklaruar se po shikon seriozisht mundësinë e largimit nga presidenca kuqezi, megjithatë ky veprim mund të frenohet me një fitore ndaj Apolonisë. Kundërshtari nuk të sugjestionon shumë, megjithatë kërkon vlerësimin maksimal të vlonjatëve, ndryshe e pësojnë si në "Loro Borici", 7 ditë më parë. Apolonia gjeti më në fund fitoren e parë në kampionat në sfidën paraardhëse, kështu që do të kërkojë ta mbajë "flamurin lart" edhe në Vlorë, në qytetin që festoi me madhësti 100-vjetorin e Pavarësisë. Mozaik të cilit i duhet edhe një sukses i kuqezinjve të fushës së blertë, në përmbyllje të këtij viti, sa i përket kampionatit.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions