Ofertë edhe nga Franca, Berisha: Dua Bolonjën

Panorama Sport
Gazeta Panorama Sport gazeta me e shitur sportive ne vend
Ofertë edhe nga Franca, Berisha: Dua Bolonjën
Dec 9th 2012, 08:43

Etrit Berisha është vënë në krye të listës së merkatos nga disa klube europiane. Pas Bolonjës, në adresë të portierit kosovar ka trokitur edhe ekipi francez Evian, i cili është i interesuar për shërbimet e tij që në janar. Këtë e ka bërë të ditur vetë 23-vjeçari, i cili aktualisht është për pushime në Kosovë, duke qenë që kampionati suedez (luan te Kalmari) ka përfunduar dhe nuk nis deri në pranverë. “Po pres që gjatë këtyre ditëve të ketë diçka të re. Së fundmi kam marrë ofertë nga kampionati francez nga ekipi Evian. Të shohim…”, – u shpreh Berisha për “Express”. Mirëpo, prioritet i tij është kampionati italian, ku e ka në xhep ofertën nga Bolonja. Por, pa pasur ende diçka konkrete, ai nuk dëshiron të ëndërrojë. “Jam duke pritur edhe pak. Menaxheri im është duke biseduar me Bolonjën, ndoshta diçka më konkrete do të ketë javën e ardhshme. Ka interesim prej tyre, të shohim se çfarë do të ndodhë. Sigurisht që unë i kam aspiratat më të mëdha për Itali. Një ekip italian do të ishte sukses i mirë për mua, një motivim shtesë”, – vazhdoi ai. Berisha ka kontratë me Kalmarin edhe një vit, por ai njofton se sipas të gjitha gjasave do largohet nga ekipi suedez në fillim të vitit të ardhshëm. “Nuk ma merr mendja që do të rri më te Kalmari, edhe pse kam kontratë edhe një vit. Jam duke e parë mundësinë që të bëj një hap përpara në karrierë”, – shtoi portieri prishtinas.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions