“Qytetarë”, po e humbët derbin, harrojeni titullin!

Panorama Sport
Gazeta Panorama Sport gazeta me e shitur sportive ne vend
"Qytetarë", po e humbët derbin, harrojeni titullin!
Dec 9th 2012, 08:55

Nga KENI DALGLISH
Shumica e ekipeve kryesore të Premier Ligës nuk po luajnë edhe aq mirë këtë sezon. Kjo vlen edhe për Mançesterët. Në përballjen direkte Junajtid vjen me 3 pikë avantazh ndaj kampionëve, por nëse Mançester Siti humbet në “Etihad”, atëherë ta harrojnë mbrojtjen e titullit këtë sezon. Pavarësisht problemeve në mbrojtje, unë as që e imagjinoj se ata do t’i humbasin 6 pikët avantazh nga vendi i dytë nga Krishtlindjet deri në fund të sezonit. “Djajtë” e arrijnë kulmin e tyre thuajse gjithmonë në gjysmën e dytë të sezonit. Fergusoni nuk po merr maksimumin e skuadrës së tij, e megjithatë ata janë sërish të parët. Sezonin e shkuar humbën pas një goli të Kompanisë me kokë dhe kjo u kushtoi titullin. Nëse sot shmangin humbjen, veç rezultatit pozitiv, do ishte edhe një stimul i jashtëzakonshëm psikologjik. Junajtid vjen në këtë derbi i vetëdijshëm se një fitore ose barazim i përcakton ata favoritët kryesorë për trofeun. Është shumë e rëndësishme që të jesh i pari dhe të të rikthehen nga dëmtimet mbrojtësit Smolling, Xhons e Vidiç. Blerja e Van Persit është gjithashtu një avantazh më i madh për ta. Është e vërtetë që ndaj Ridingut, Junajtid mund të kishte pësuar më shumë se 3 gola, por të kesh përpara një forcë të tillë ofensive të fut të dridhurat. Dyshja Van Persi-Runi është e frikshme. Presioni të dielën do të jetë i gjithi mbi Sitin.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions