Strama e lë jashtë, Shnajderi do “divorcin” me Interin

Panorama Sport
Gazeta Panorama Sport gazeta me e shitur sportive ne vend
Strama e lë jashtë, Shnajderi do "divorcin" me Interin
Dec 2nd 2012, 13:03

Nuk ndryshon gjendja tek Interi, Uesli Shnajder nuk do të grumbullohet ndaj Palermos. Edhe pse trajneri Andrea Stramaçoni kishte thënë fjalë të mira për të, sërish gjërat nuk kanë ndryshuar. “Uesli është stërvitur mirë njësoj si të tjerët, mund të grumbullohet”, – tha Strama, por në fund një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Mesfushori ka probleme me klubin, ndërsa i është propozuar një kontratë e re me ulje rroge, për çka ai nuk është dakord. Ditën e nesërme pritet një takim me përfaqësuesit zikaltër për ta sqaruar këtë çështje. Sipas mediave italiane, menaxherët e tij do të kërkojnë që ai të largohet. Shnajderi nuk ka luajtur që nga 26 shtatori i kaluar, kur mungoi për probleme muskulore.
Shnajder - “Kjo ishte java e parë gjatë të cilës ne kemi punuar pa pasur në mesjavë takime në Europë, apo me kombëtaret. Puna në fushë është e rëndësishme, ndërsa mund t’ju them se një javë të tillë asnjëherë nuk kemi pasur mundësi ta jetojmë. Jemi stërvitur mirë dhe jemi gati”.
Zgjidhja - “Kjo situatë nga jashtë mund të duket më e komplikuar se sa është në realitet. Megjithatë, me Ueslin ekziston një raport i mirë, ndërsa ai është ulur në tavolinën time çdo ditë. Por ai nuk duhet që të ulet në tavolinën time. Midis meje dhe atij gjithçka është e qartë, edhe me shokët e ekipit”.
Kundërshtari - “Me gjithë respektin për Palermon, pres shumë nga skuadra jonë. Është momenti që ne të rikthehemi dhe të bëjmë pikë, si dhe të tregojmë atë që kemi bërë 15- 20 ditë më parë. Në tre takimet e fundit them se na mungoi diçka gjatë momentit kur nuk e kishim në zotërim topin dhe ndoshta diçka në kontekstin e ‘urisë’. Në Parma kemi luajtur një pjesë të dytë të shëmtuar, por humbëm vetëm nga një rast i izoluar”.
Optimizmi - “Interi ka mundur dy ekipet më të mira, Juventusin dhe Fiorentinën në dy takime të mëdha. Ata na treguan se ne jemi të fortë. Të mundësh kryesuesen e kampionatit dhe skuadrën që luan futbollin më të mirë të Serisë A na jep fuqi. Por kemi lënë pikë ndaj ekipeve më pak të forta. Nëse nuk marrim fitore ndaj Palermos, do të thotë se jemi në regres teknik, por jam i sigurt se do të japim një përgjigje të mirë në fushë dhe do të kthehemi te fitoret”.
Milito - “Ai nuk u stërvit ditën e djeshme. Në momentin kur bëri një pasim, ndjeu një shqetësim në këmbë. Diego ka shumë eksperiencë dhe ne vendosëm që ta trajtonim me kujdes. Megjithatë ka siguruar se është mirë dhe se nuk ka shqetësime”.
Përgatiti: IRGIS HYSENAJ

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions