Bashkia Kamëz, premio 3000 euro për fituesit e Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj

Sporti Shqiptar Online
Bashkia Kamëz, premio 3000 euro për fituesit e Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj
Jan 13th 2013, 10:25

Photo3179

Dje në mesditë në ambjentet e mrekullueshme te pallatit modern të Kulturës në Kamëz, Kryebashkiaku i këtij qyteti Z. Xhelal Mziu priti  dhe u dhuroi premion prej 3000 eurosh basketbollistëve fitues të Kupës së Shqipërisë për sezonin 2012-2013. Ka qënë në ceremoni e thjeshtë por e larmishme, me moton "Bashkia e Kamzës – promotore e sportit" ku morrën pjesë mbi 100 pjesmarrës, intelektualë, sportistë, speciliastë të sporteve e të tjerë. Nën drejtimin e spikerit të talentuar pukjan Fran Vulaj, u bë prezantimi i fituesve të Kupës, ku përmendi me radhë që nga trajneri Adem Muhametaj si dhe basketbollistët, kapiteni Afrim Bilali, Algert Gjonaj, Erkand Karaj, Endrit Hysenagolli, Mikel Sërbo, Eni Llazani, Jakup Fishta, Ardian Domi, Fatjon Gjoka, Juxhin Talelli, Besjan Selimaj, Herjon Fasllija, duke zënë vend në skenën që kishte në sfond moton e lartpërmendur.

Aktiviteti ka vazhduar me disa  ushtrime të sportit të karatesë të ekipit të Kamzës e më pas e mori fjalën kryebashkiaku Mziu i cili ka falenderuar përzemërsisht të gjithë basketbollistët, duke u shprehur: "Ndjenja kur del si triumfues nga gara është e papërshkrueshme, të bën të ndihesh shumë krenar", – tha z. Mziu në çeljen e ceremonisë së këtij aktiviteti. "Ne do të jemi promotorë të sporteve dhe do të investojmë gjithmonë në këtë fushë të kalitjes dhe argëtimit të brezit të ri. Nuk ekziston ndonjë arsye që të mos merremi me sport. Unë do t'ia sugjeroja sportin të gjithë rinisë, sepse përmes sportit mund ta gjejnë veten", – ka vijuar z. Mziu, duke nxitur për krijimin e ekipeve zinxhir në të gjitha sportet.

Më pas tekniku i Kamza Basket Adem Muhametaj do shprehej: "Është një arritje mjaft e madhe për ekipin kamzali që kurotëzohet më të parin trofe, kjo në një kohë rekord prej 3 vjetësh, kur kemi biseduar për herë të parë me kryebashkiakun Mziu. Ne kemi synime edhe për dy trofetë e tjera. Ky do të jetë viti i sukseseve të këtij ekipi. Kemi arritur në bashkëpunim edhe me sponsorin general që është Bashkia të krijojmë grupin e me këtë grup ne arritëm suksesin."

Duke vazhduar edhe më tej kryebashkiaku Mziu ka dhënë dhe opsionet e pnjë program invesdtitor për sportin. " Kamza do të ketë një pallat sporti 6,000-vendësh me vlerë 8-9 milionë euro dhe një ekip më konkurrues në Kategoritë Superiore për të gjitha llojet e sporteve,  ku veçojmë programin e masivizimit të sportit në shkolla për të promovuar një jetë të shëndetshme"

Kapiteni Afrim Bilali, pasi dha falenderimet dhe mirënjohje në emër të ekipit për kryebashkiakun Mziu  për mbështetjen që i ka dhënë këtij ekipi si në anën financiare po ashtu edhe moralisht me pjesmarrjen e tij në shumë ndeshje si Brenda shut dhe në rrethe i ka garantuar se do të jetë promotor i skuadrës edhe për fitimin e titullit kampion të Shqipërisë

Kanë patur mundësinë që të shprehin opinionin e tyre edhe basketbollistë të tjerë si Erkand Karaj "Pamvarësisht se për mua nuk është kupa e parë që kam fituar por  kjo kupë e fituar me Kamzën është mjaft domëethënëse për një ekip që përfaqson një qytet të ri dhe që po bëhet promotore e sportit në Shqipëri.". Po kështu falenderime për Bashkinë kanë ardhur edhe nga basketbollistët e tjerë të ekipit Kamza Basket si Endrit Hysenagolli, Fatjon Gjoka, Jurxhin Talelli,  etj.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions