“E freskët, e vendosur dhe e përqendruar. Po, Juvja mund të fitojë Championsin”

Sporti Shqiptar Online
"E freskët, e vendosur dhe e përqendruar. Po, Juvja mund të fitojë Championsin"
Feb 15th 2013, 13:07

15viali"Juventusi është një pretendente serioze. Fitorja 3-0 në Glasgou është një tregues i qartë force: psikologjikisht tani është në avantazh ndaj të gjithëve"

 

Xhianluka Viali, ju jetoni në Londër dhe e njihni mirë futbollin britanik. Si kanë reaguar atje?

Një ditë pas fitores së Juves më ka telefonuar një radio angleze. Pyetja e parë ka qenë "Pirlo ka luajtur ndonjëherë me kostum?".

Ia kanë zili Italisë, apo jo?

Është një lojtar që ata nuk e kanë. Dua të them: rritja e jashtëzakonshme e Markizios na lejon të themi se është tashmë afër nivelit të Lampard dhe Xherarrd. Ndërsa ata nuk kanë asnjë Pirlo të ardhshëm. Dhe vuajnë për këtë, sepse zemra e tyre e madhe, që në aspektin e spektaklit e bën futbollin britanik më tërheqës, përplaset gjithmonë më ftohtësinë tonë.

Sa vlen Sëlltiku?

Nuk është një ekip i madh në Europë, por mbetet një skuadër e rrezikshme, veçanërisht në shtëpi. Juventusi ka fituar një ndeshje të madhe.

Çfarë mesazhi i ka dhënë skuadrave favorite të turneut?

Do të thoja se i ka dhënë një mesazh serioziteti. Kur shikoj Peluzon të bëjë zbritje në krah me kokën lart dhe të japë një pasim perfekt për Matrin, e kuptoj se Konte e ka përgatitur ndeshjen duke studiuar çdo detaj.

Më pas bardhezinjtë kanë vuajtur pak.

Normale. Nuk mund të mendosh të kalosh 90 minuta pa vuajtje në fushën e Sëlltikut. Le të themi se Juvja ka rezistuar pa rrezikuar shumë. Më pas, sapo ka dalë në lojën e saj, goli i dytë dhe i tretë kanë ardhur pa probleme.

Në Champions luhet me një ritëm më të shpejtë, dhe pavarësisht ritmit të ngadaltë në Serinë A Juvja di të përshtatet menjëherë.

Jam dakord, forca fizike dhe ritmi i Europës janë më të lartë, ndërsa në Itali gjërat janë ndryshe: shumë shpërthime, por edhe shumë ndalesa. Dhe Juventusi, që ka një përgatitje dukshëm më të mirë, entuziazmohet në Europë.

Mund ta fitojë Championsin?

Po. Pjesëmarrja në çerekfinale është pothuajse e sigurt, dhe tetë skuadrat e fundit duhen të kenë një ambicie të tillë. Më pas dikush është pak më i favorizuar, por Juvja tashmë mund të konsiderohet një pretendente. Ashtu si Parisi.

Një mendim për Matrin, që luan në një rol që në të kaluarën ka qenë i juaji.

Në pritje për të parë se çfarë mund të japë Anelka, Matri është i vetmi qendërsulmues në ekip. Vuçiniç, Xhovinko dhe Kualjarela janë sulmues të dytë, Matri është një sulmues i parë dhe besoj se duhet të qëndrojë në fushë sa më shumë të jetë e mundur, i jep thellësi ekipit. Pas kësaj, një ditë Juvja do të blejë një qendërsulmues më i fortë, ka të tillë në qarkullim. Ndoshta edhe vetë Lorente. Por një vend në ekip për Matrin do ta ruaja.

Vazhdon të jetë defekti i vetëm i Juves?

Le të themi se i mungon vetëm "korrektori", lojtari që i transformon në 1-0 ato pesë ndeshje ku nuk shkon më larg se një barazim 0-0.

Konte ka ndërtuar një nga mesfushat më të forta të Championsit.

Secilit prej nesh i ka mbetur diçka nga jeta e vjetër, Antonio ka qenë një mesfushor dhe kuptohet se e privilegjon këtë repart. Dua të them se Pirlo, Vidal dhe Markizio janë të jashtëzakonshëm si për vlerat individuale, por edhe për shkak të ndihmës që i jep ekipi, nga mbulimi i sulmuesve te mbështetja e mbrojtësve të krahut. Nëse do të stërvitja akoma, besoj se si sulmues i vjetër do të kërkoja të ndihmoja qendërsulmuesit.

E drejtë të konsiderohet Markizio lojtari më i mirë i ndeshjes?

Po. Shikoj tek ai ADN-në e vërtetë të Juves. ka një personalitet të fortë, është shumë efikas në fushë dhe nuk gabon në ndeshjet e rëndësishme.

Ku e rendisni rezultatin e Glasgout në hierarkinë e sezonit?

Menjëherë pas Juve-Çelsi. Fitorja 3-0 ndaj kampionëve në fuqi i ka dhënë skuadrës vetëdijen teknike, rezultati 3-0 në fushën e Sëlltikut i ka dhënë skuadrës bardhezi më shumë forcë në aspektin psikologjik. Tani Juvja e njeh vlerën e vet dhe duket sikur i thotë rivalëve "më trego se mund të mposhtësh". Psikologjikisht është e avantazhuar ndaj të gjithëve.

Çfarë provash të tjera duhet të kalojë për të fituar në Champions?

Mbeten edhe një provë: skuadra me vlera teknike superiore, dhe nuk mund ta themi se kush është sepse duhet të kualifikohet akoma…

Një provë si ajo që e pret Milanin?

Askush nuk ka vlerat teknike të Barcelonës. Më pas do të vijë momenti që Juvja do të ketë përballë një fenomen individual si Mesi ose Ronaldo, dhe duhet parë nëse do të dijë ta ndalë.

Mbylleni me një këshillë për mikun tuaj dhe ish-shokun e skuadrës.

Antonio, jepi besim Matrit edhe pse mund të gabojë në disa ndeshje. Më beso, sulmuesit i njoh mirë…

 

Sipër, Xhanluka Viali me Championsin e fituar me Juventusin në 1996-ën. Poshtë, sot, në moshën 48 vjeç, në rolin e opinionistit sportiv për "Sky Sport"

 

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions