Kaka me Barcelonën duhet të fitojmë patjetër

Lajme Sport
Lajme Sportive nga vendi e bota
Kaka me Barcelonën duhet të fitojmë patjetër
Mar 1st 2013, 16:25

KakaReal e Madrid pret të shtunën El Clasico-n me më pak peshë të viteve të fundit për shkak të diferencës prej 17 pikësh me Barcelonën kryesuese dhe si për ironi, konferencën për shtyp përpara ndeshjes e ka përfaqësuar një nga lojtarët me më pak peshë në grupin e Jose Mourinhos, Ricardo Kaka i cili nuk ka besuar asnjëherë verbërisht te aftësitë e brazilianit. "Për mua është një rast i mirë që të tregoj veten timë në këtë ndeshje. Dua të shfaq në fushë atë që kam dhënë në momentet e mija më të mira dhe të ndihem i rëndësishëm për skuadrën. Gjithsesi, kjo bisedë mbetet ende në kuadrin nëse do të luaj në Camp Nou. Fitorja e fundit i ka dhënë shumë besim skuadrës dhe të gjithë jemi të bindur se mund ta ngushtojmë diferencën në 13 pikë. Zhgënjim për mosaktivizimet? Jam i zhgënjyer por të gjithë duhet të respektojnë vendimet e trajnerit sepse ai e shikon situatën më qartë dhe e di se cilët lojtarë janë të gatshëm dhe gëzojnë formën më të mirë". Kriza e Barcelonës nuk duhet t'i shpërqëndrojë lojtarët e Realit dhe braziliani kërkon që skuadra të mos mendojë për disfatën e fundit që u shkaktuan katalanasve."Nuk besoj se ata janë në krizë. Unë mendoj se ne duhet thjesht të fitojmë dhe më pas të mendojmë për ndeshjen në Manchester sepse skuadra ka treguar se mund të fitojë me çdo kundërshtar dhe kjo më jep një ndjesi pozitive".

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions