Tension në San Paolo, Napoli-Juventus ska fitues

Lajme Sport
Lajme Sportive nga vendi e bota
Tension në San Paolo, Napoli-Juventus ska fitues
Mar 1st 2013, 22:06

tensionNuk ka fitues në "San Paolo" ku Napoli humbet rastin më të mirë për të rihapur luftën e titullit kampion. Të kaltrit e Mazzarrit nuk mundën të thyenin barrierën Juventus edhe me ndihmën e 60 mijë të pranishmëve, duke barazuar 1-1 në një ndeshje ku rastet dhe loja e shpejtë nga të dyja krahët nuk munguan. Juventusi nuk pranoi të pajtohej me faktin që lojën mund ta bënte skuadra e Mazzarrit sepse në minutën e 8-të, Giovinco dha shkëndijën e parë të rrezikshme të ndeshjes kur topi i tij u grushtua nga De Sanctis. 2 minuta më vonë Pirlo dhuroi një penelat nga e djathta e sulmit të cilën e konkretizoi Chiellini duke shfrytëzuar përgjumjen e Britos që më shumë se aksioni e kishte mendjen te anësori. Mbrojtësi bardhezi nuk gaboi duke ngrirë 60 mijë të pranishmit në stadium. Panik në mesin e pjesës së parë kur një përplasje kokë më kokë mes Britos e Inler e la pa ndjenja për disa sekonda mbrojtësin. Kur dukej se Conte dhe banda e tij e kishin në dorë Napolin, Inler nxorri nga balta Mazzarrin me një të djathtë vrasëse nga rreth 30 metra në minutën e 43-të, duke vendosur barazimin. Por paqja në rezultat nuk u reflektua edhe në fushë sepse gjatë sekondave të fundit, Chiellini dhe Cavani u përfshinë në një konfrontim fizik që përfundoi me kartonin e kuq në dëm të uruguajanit.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions