Bukuroshja nga Australia që ka shkruar emrin në historinë e kombëtares shqiptare

Sporti Shqiptar Online
Bukuroshja nga Australia që ka shkruar emrin në historinë e kombëtares shqiptare
Apr 22nd 2013, 08:09

elvana5Intervistë me Elvana Curo

Ajo është 1.80 m e gjatë me sy jeshil. Nuk kemi të bëjmë një model por me një nga emrat më të njohur të kombëtares së femrave. Elvana Curo është 21 vjeç dhe duket se ka një të ardhme të shkëlqyer përpara. Deri tani ka shënuar golin e parë për kombëtaren Shqipëtare si në një ndeshje miqësore ashtu edhe në zyrtare.

Curo jeton në Australi dhe për të luajtur për kombëtaren sakrifikon shumë. Ajo ndjek shumë futbollin e meshkujve dhe në mënyrë të veçantë kampionatin spanjoll. Lojtar më të pëlqyer ka Zllatan Ibrahimoviç.

 

Shqipëria kaloi grupin në fazën para-eliminator. Tani që jeni njohur edhe me kundërshtarët në grup do e realizoni ëndrrën e pjesëmarrjes në botërorin "Kanada 2015" apo është pretendim i tepërt?

Asgjë nuk është pamundur. Ne jemi një kombëtare që kemi mbështetje njihemi me të gjithë lojtarë, trajnerët edhe stafin. Do të japim maksimumin, do të japim zemrën në fushë edhe do Zoti na dalin rezultatet që na duhen për t'u kualifikuar.

Kjo ishte hera e parë që Shqipëria merrte pjesë në para-eliminatoret e një Kampionati Botëror të futbollit për femra? Si e përjetuar këtë moment?

Është një moment për mua, për ekipin që nuk do ta harrojmë.  Jam shumë e kënaqur edhe krenare që kemi hyrë në histori për Shqipërinë. Ky është suksesi i parë për kombëtaren e femrave edhe shpresoj që të kemi hapur me sukses të ardhmen.

Barazuar me Maltën, mundët Letoninë dhe Luksemburgun, cili është sekreti i këtij suksesi?

Sekreti është se japim zemrës tonë në fushë. Futbolli luhet në fushë por është shumë e rëndësishme se si lojtaret ia kalojnë jashtë fushe. Ne nuk jemi vetëm një ekip, por jemi një familje.

Kombëtarja e Shqipërisë për femrat është themeluar në vitin 2011 . Si keni mundur të përshtateni kaq shpejt me lojën në ekip?

Për sakrificën që ka bërë trajneri jonë, Altin Rraklli, duke grumbulluar një kombëtare për femrave është pamundur. Të gjitha kemi shumë respekt për trajnerin edhe nuk kemi si me ia kthy këtë  përveçse duke fituar sa më shumë ndeshje.

Ju keni shënuar golin e parë zyrtar për Shqipërinë kundër Maqedonisë në miqësore. Shënuar edhe ndaj Maltës

Kam shënuar golin e parë për Shqipërinë në Shkodër të stadiumit "Loro Boriçi" kundër Malit të Zi, ku kemi fituar 4-3 në maj 2012. Edhe kundër Maltës kam shënuar golin e parë zyrtar për Shqipërinë ku kemi dal me rezultatin 1-1. Nuk mund ta përshkruaj se sa e kënaqur jam.

Jeni me origjinë nga Shkodra, që njihet si "djepi i futbollit" në Shqipëri. Kur e keni nisur karrierën si futbolliste profesioniste?

Me origjine jam nga Mali i Zi (Babi nga Kraja edhe mami nga Ulqinit) por nëna e babait tim ishte nga Shkodra. Kur isha 16 vjeç kam luajtur ndeshjen e parë për South Melbourne Senior Ëomen's Team.

Në fund të 2012 morët shtetësinë shqiptare dhe u lejoi të luanit për kombëtaren kuqezi. Keni pasur oferta për të luajtur për Australinë?

Kam luajtur me Melbourne/Victoria për 5 vjet, ku kam luajtur kundër gocave më të mirë në Australi edhe nuk kam pas oferta për të luajtur për Australinë. Jam shumë më kënaqur edhe krenare që prezantoj një komb etnik, Shqipërinë, si një vend ku kam lind. Nuk kam dëshirë me ndrru kurrgjë.

Babai dhe vëllai juaj luajnë gjithashtu futboll, a ndihen xhelozë që t'i ke arritur më shumë se ata?

Haha, familja nuk ka xhelozi!! Familja ime me gjithë babain edhe vëllain janë shumë shumë të kënaqur për suksesin tim! Babai edhe vëllai im janë dy meshkujt që më kanë mësuar atë që duhet më ditur me qenë një futbolliste dhe i respektoj shumë.

Kombëtarja e meshkujve po ecën mirë deri tani në fazën eliminatore. Mendon se do të kualifikohen për në "Brazil 2014"?

Topi i futbollit është i "rrumbullakët," domethënë kurrë nuk ka fund dhe nuk dihet çfarë do të ndodhë. E mbështes kombëtaren e meshkujve edhe kam shpresë se do të kualifikohen.

Përveçse luan ndjek edhe shumë futboll në TV. Shikon futboll meshkujsh apo femrash?

Ndjek më shumë futboll meshkujsh: EPL, La Liga, Champions League edhe Botërorin. Kam qejf me ndjek edhe femrat por meshkujt më shumë.

Cilët janë ekipet më të dashur për ty dhe kush kampionat të pëlqen më shumë?

Më pëlqen Barcelona dhe më pëlqen krejt futbolli spanjol, La Liga.

Përveç futbollit, ju studioni për pronat e patundshme (pronë komerciale) Pse kjo degë?

Po. E Gjithë familja ime, prindërit e mi kanë bërë shumë për pronën e shtëpisë, kjo më ka dhënë ndikim me vazhdu fakultetin për këtë degë.

 Në Australi luani për ekipin Altona City si sulmuese. Kishte të dhëna për këtë pozicion apo e ke zgjedhur vetë?

Tani luaj me South Melbourne si sulmuese. Në sport kamë gjithmonë dëshirë për të fitua dhe me sulmu dhe jam konkurruese.

Cila është futbollistja më e mirë femër e të gjitha kohërave?

Fatmire Bajramaj

Cili lojtar mashkull të pëlqen më shumë?

Zllatan Ibrahimoviç

Ronaldo apo Mesi?

Mesi

Murinjo apo Guardiola?

Guardiola

A do ta braktisje kombëtaren e Shqipërisë për të luajtur në një kombëtare tjetër?

Kurrë  në jetën time. Shumë dëshirë edhe respekt kam për gjakun tim.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions