Flamurtari thyen Skëndërbeun në Vlorë

Lajme Sport
Lajme Sportive nga vendi e bota
Flamurtari thyen Skëndërbeun në Vlorë
Apr 21st 2013, 17:39

memelliFlamurtari fitoi 1-0 në ndeshjen së Dielës në javën e 23 të Kategorisë Superiore. Ekipi vlonjat e gjeti shumë shpejt golin e avantazhit ndaj korçarëve, ekzaktësisht në minutën e 4 me anë të Memellit. Kampionët në fuqi vinin në këtë takim dhe me disa mungesa në formacion. Gjithashtu ekipi I Mirel Josas shtyn festën për marrjen e titullit kampion, ku në tre javë të mbetura I duhet 1 pikë për t'u shpallur për të tretin vit radhazi kampion të Shqipërisë. Flamurtari me këtë fitore shkon në kuotën e 42 pikë dhe renditet në vendin e 4 ndërsa Skënderbeu kryeson me 52 pikë. Në takimet e tjera të ditës u regjistruan këto rezultate: Besa 0-2 Kukësi, Teuta 2-1 Apolonia e Kastrioti 1-0 Luftëtarin.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions