Juventus triumfon ndaj Milan

Lajme Sport
Lajme Sportive nga vendi e bota
Juventus triumfon ndaj Milan
Apr 21st 2013, 20:59

juve fitonNë "Juventus Stadium", vendasit triumfojnë përballë Milanit. Bardhezinjtë e Contes me fitoren 1-0 ndaj kuqezinjëve thuajse kanë siguruar titullin kampion të Serisë A për të dytin vit radhazi. Të dyja skuadrat luajtën në mënyrë të ekuilibruar. Në minutën e 56 portieri Amelia shkaktoi një penallti për favor të "Zonjës së Vjetër" dhe që u kthye në gol nga Vidal. Milani u përpoq të ndryshonte situatën por nuk ia del mbanë. Juventus shkon në kuptën e 77 pikëve ndërsa Milani me këtë humbje duhet të luftojë deri në fund për një vend në Champions League pasi renditet në vendin e tretë me 59 pikë, ndërsa Fiorentina një pozicion më poshtë me -1 pikë diferencë.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions