Dëmtohet Curri, sërish bosh vendi i kapitenit Cana

Lajme Sport
Lajme Sportive nga vendi e bota
Dëmtohet Curri, sërish bosh vendi i kapitenit Cana
Jun 5th 2013, 09:53

curriZëvendësimi i kapitenit, Lorik Cana, kthehet në një makth për teknikun e kombëtares Gianni de Biasi, që 48 orë përpara ndeshjes duhet të mendojë një zgjidhje të re, pas dëmtimit të fundit të Debatik Currit. Lojtari, që sapo kishte rikuperuar nga një mungesë e gjatë dhe ishte projektuar nga italiani të merrte vendin e Canës, në qendër të mbrojtjes, është dëmtuar në seancën e fundit stërvitore. Curri ka kërcyer në një dyluftim me Telin, por ka vënë këmbën keq në tokë, duke pësuar një dëmtim në gju, që do ta mbajë jashtë ndeshjes me Norvegjinë. Favoriti kryesor për të qenë në krah të Mavrajt kundër vikingëve është Tefik Osmani, i provuar nga tekniku edhe në miqësoren e fundit me Lituaninë në 26 mars. Lojtari është në garë për një fanellë titullari me Telin, në të vetmen pikë ku italiani duhet të ndryshojë edhe një herë zgjedhjen e tij.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions