Guardiola 15 mln euro për Kosielnin

Sporti Shqiptar Online
Guardiola 15 mln euro për Kosielnin
Jun 5th 2013, 09:46

Pep-Guardiola-BayernSpanjolli vazhdon të këmbëngulë për mbrojtësin francez të Arsenalit, Lorent Kosielni. Bavarezët nuk do të kenë të gatshëm për pjesën më të madhe të sezonit qendërmbrojtësin Badshtyber dhe Kosielni shihet si një alternativë shumë e mirë. Bajerni pritet të ofrojë deri në 15 milionë euro për të, por do të shihet nëse oferta do të pranohet nga trajneri Venger.

Ndërkohë vetë Kosielni ka deklaruar se nëse Arsenali nuk bën përforcimet e duhura për të fituar trofe atëherë ai do të mendojë seriozisht largimin nga skuadra. "Unë ndihem mirë te Arsenali, nëse ne kemi ambicie për të luftuar për titull ndaj ekipeve tjera sigurisht se do të qëndroj. Është vështirë nga ana psikologjike.

Ne jemi në presion të vazhdueshëm sepse nëse Arsenali nuk do të ishte në Ligën e Kampionëve kjo do të ishte katastrofë. Unë duhet të pres nëse ka klube të interesuara për mua. Unë nuk do të largohem për momentin, por në futboll asnjëherë nuk i dihet si vijnë rrethanat", ka thënë Kosielni për rrjetin "Euro Sport".

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions