Zanetti edhe pse i dëmtuar rinovon sërish me Inter

Lajme Sport
Lajme Sportive nga vendi e bota
Zanetti edhe pse i dëmtuar rinovon sërish me Inter
Jun 12th 2013, 16:47

zanetiiDëmtimi i rëndë i pësuar në ndeshjet e fundit të këtij sezoni, nuk kanë penguar skuadrën e Interit dhe kapitenin Zanetti për të zgjatur edhe me një vit kontratën mes tyre. Kontrata ekzistuese mes argjentinasit dhe Interit përfundonte në fund të këtij muaji. Palët kanë rënë dakort për rinovimin edhe me një vit për 39-vjeçarin që ka luajtur plot 840 ndeshje me fanelën zikaltër. "Dëshiroj të falenderoj shoqërinë për besimin që ka tek mua. Folëm gjatë për dëmtimin dhe në fund vendosëm të vazhdojmë edhe për një vit kontratën. Kjo tregon se shoqëria beson tek unë dhe tek pasioni im për Interin. Shpresoj të justifikoj në fushë besimin e dhënë karshi meje", ishte deklarata e Javier Zanetti-t publikuar në faqen zyrtare të Interit. 39-vjeçari mban veshur fanelën zikaltër që prej vitit 1995 duke regjistruar 840 ndeshje. Sigurisht kulmi i suksesit në karrierën e tij mbetet tripleta e realizuar kur Interi drejtohej nga Jose Mourinho.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions