Ish-terrenet e Partizanit, gjykata ndez “dritë jeshile” për hetim

Sporti Shqiptar Online
 
Book your hotel early for a discount!

You can reap the rewards with great discounts at participating Pullman, M Gallery, Grand Mercure, Novotel, Mercure, ibis and Formule 1 hotels.
From our sponsors
Ish-terrenet e Partizanit, gjykata ndez "dritë jeshile" për hetim
Nov 14th 2013, 09:11, by Redaktori

skenderbeu partizaniNga Edmond Sufaj

Vendimi i Gjykatës së Tiranës ka hedhur poshtë kërkesë-padinë e pronarëve të ish-truallit të klubit të kuq për shpifje për deklaratat e deputetit Taulant Balla, i cili ka theksuar me parë se pronat janë marrë në mënyrë abuzive

Gjykata e Tiranës me anë të një vendimi ka krijuar mundësinë për një hetim për ish-pronat e klubit sportiv Partizani. Kjo ka ardhur si pasojë e një vendimit të kësaj gjykate, e cila ka hedhur poshtë kërkesë -padinë e pronarëve aktualë të ish-truallit të klubit Partizani, lidhur me deklaratat e deputetit Taulant Balla, i cili ka theksuar se privatizimi i pronave të Sport Klub Partizanit është bërë në mënyrë abuzive.

Gjykata e Tiranës rrëzoi kërkesë- padinë për shpifje të familjarëve të Jamarbër Malltezit, sipas të cilës, ata kërkonin 100 milionë lekë dëmshpërblim. Pas këtij vendimi, Taulant Balla ka theksuar se ky fakt i hap rrugë hetimit të privatizimit të pronave të Sport Klub Partizanit. “Vendimi i gjykatës i hap rrugë një hetimi të plotë të privatizimit të Sport Klub Partizanit dhe të pronave të tjera të ushtrisë shqiptare të shitura me vlera qesharake. I bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të fillojë menjëherë hetimin për këtë çështje. Provat tona, të cilat ia paraqitëm Gjykatës, janë të plota dhe tregojnë qartë abuzimet", tha Balla.
Terrenet e klubit Partizani u morën disa vite me parë ku shkaktuan nga ana tjetër dhe rënien e klubit të futbollit, i cili mbeti mes katër rrugëve. Atëherë pati shumë akuza dhe protesta për veprimet e qeverisë së dikurshme, por nuk u bë asgjë. Partizani u detyrua te lëshonte terrenet ku stërvitej prej dekadash te tëra.
Tashmë një pjesë e mirë e atyre fushave ku stërvitej skuadra e parë e futbollit, por jo vetëm, janë pushtuar nga ndërtesat. Ndërkohë, në disa terrene të mbetura vijon të stërviten skuadrat e gjimnastikës, volejbollit dhe basketbollit. Rikthimi i pronave ndaj klubit Partizani duket disi i pamundur, pasi tashmë ka pak hapësira. Gjithsesi, nisja e një hetimi do të zbardhte qartë dhe të vërtetën mbi këtë çështje. Klubi i futbollit Partizani stërvitet prej vitesh sa në njërin ambient në tjetrin, duke mos patur një terren të tijin.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions