Rrëfimi i Rrakllit: Çdo ndeshje një eksperiencë

Sporti Shqiptar Online
 
Compare Hotels

Find great prices for amazing hotels wherever your next destination may be. It's simple to search 100+ sites at once!
From our sponsors
Rrëfimi i Rrakllit: Çdo ndeshje një eksperiencë
Nov 15th 2013, 11:26, by Redaktori

Shqiperi - Holande 0-4, 11Përgatiti: Gjergj Vyshka

Historia e kombëtares së femrave të futbollit të Shqipërisë pushton faqet në internet të FIFA-s

"Jam në bisedime të vazhdueshme me drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit, por dhe të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për futjen e një ore futbolli nëpër shkolla për vajzat nëse duam që ta çojmë përpara këtë sport"

Futbollistet e kombëtares së femrave të Shqipërisë ishte krejtësisht të panjohura ndërsa merrnin në raundin paraeleminator të Kampionatit Botëror "Kanada 2015". Dhe ecuria e tyre pozitive ka nisur shkrimin e një historie të veçantë për këtë skuadër. Me dy fitore dhe një barazim, vendi në jug-perëndim të Evropës ka arritur të hyjë tashmë në fazën e grupeve të kualifikueseve të Kampionatit Botëror "Kanada 2015".

Një sukses i madh. Në maj të vitit 2011, shqiptaret kanë zhvilluar ndeshjen e tyre të parë ndërkombëtare dhe tashmë duhet të ndeshen në kualifikueset e Botërorit me kombëtare që kanë një nivel më të madh në futbollin e femrave, të paktën në arenën ndërkombëtare. Dhe kur sheh gjithë këtë zhvillim pozitiv atëherë nuk ka se si të mos shkojë mendja te një emër si Altin Rraklli.

Që nga 2011, ish-futbollisti i kombëtares shqiptare që në Bundesligë ka luajtur me Hertën e Berlinit, Frajburgun dhe Unterhaing, është trajneri i kësaj kombëtareje. "Jam shumë i kënaqur se si ka ecur puna deri më tani. Mbi të gjitha për atë se kjo kombëtare quhet e re. I kemi shfrytëzuar në maksimum të gjitha mundësitë tona. Por nëse kemi mbërritur deri këtu, kjo nuk është meritë vetëm e imja", ka shpjeguar Rraklli në një intervistë dhënë për faqen e internetit të Federatës Botërore të Futbollit, www.fifa.com.

"Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur një punë shumë të mirë në mbështetjen që i bën futbollit të femrave dhe mbi të gjitha kombëtares. Duhet përmendur këtu presidenti Duka i cili na ka ndihmuar shumë, Mbi të gjitha UEFA dhe FIFA na ka ndihmuar me kurset për trajnerët. Janë shumë pak persona që janë të përfshirë në këtë inisiativë dhe megjithatë ia kemi arritur të kemi rezultate pozitive. Dhe këto rezultate shoqërohen me pjesëmarrjen tonë në kualifikueset për Kupën e Botës "Kanada 2015", shton Rraklli.

"Çdo ndeshje është një eksperiencë e madhe"

Me Norvegjinë, Belgjikën, Holandën, Portugalinë dhe Greqinë, Shqipëria është në grupin e pestë të kualifikueseve të Kampionatit Botëror "Kanada 2015" dhe kjo skuadër është duke i përcjellë mirë të gjitha ndeshjet e luajtura deri më tani. "Në grupin tonë kemi vetëm skuadra gjigante e megjithatë ne po përpiqemi të marrim më të mirën e mundshme. Vetëm Gjermania la "humbur"…", analizon 43-vjeçari me një farë buzëqeshjeje.

"Për ne është një eksperiencë shumë e bukur për të qenë në atë grup. Çdo ndeshje, edhe pse nuk është shumë e rëndësishme për ta fituar, llogaritet për të mos e humbur me shumë gola, por për të bërë diçka të mirë. Ne kërkojmë që në çdo ndeshje të jemi vetvetja për të bërë një lojë të mirë dhe për të forcuar skuadrën tonë, qoftë dhe duke futur lojtare të reja. Nëse arrijmë të lëmë një skuadër pas në fund të këtyre kualifikueseve atëherë do të jetë një gjë fantastike!" .

Ky objektiv modest i Shqipërisë duket se është shumë pranë nisur dhe nga ajo se më 30 tetor, në stadiumin "Niko Dovana" të Durrësit, skuadra e Rrakllit ka marrë fitoren e parë në këtë grup, teksa ka mundur Greqinë, 1-0. "Jemi duke ecur në rrugën e duhur, por që nuk ka përfunduar ende. Kemi dhe disa ndeshje për të luajtur dhe ndeshja jonë e fundit është në Greqi. Kështu që Greqia është konkurrenti ynë direkt. Skuadrat e tjera janë shumë të forta. Që do të thotë se do ta kemi të vështirë të marrim pikë me to. Tani të shohim se çfarë do të mund të bëjmë me Portugalinë, por e theksoj dhe një herë çdo ndeshje për ne është eksperiencë më vete".

Futbolli detyrim

Edhe pse futbolli i femrave në Shqipëri është në një rrugë të drejtë, të paktën dhe sipas Rrakllit, është vetëm në fillimet e tij. "Tek ne, futbolli i femrave është një sport krejtësisht i ri. Që do të thotë se na duhet kohë për të arritur majat. Në Gjermani futbolli i femrave është luajtur këtu e 40 vjet më parë. Dhe suksese nuk vijnë për një natë". Prej katër vjetësh në Shqipëri luhet kampionati i futbollit të femrave me tetë skuadra me një strukturë që e ka ideuar dhe themeluar Rraklli. Në 2008 ka themeluar skuadrën e futbollit të femrave Tirana AS me të cilën ka fituar kampionatin e parë në Shqipëri më 2009. Rraklli ka rinovuar impenjimin e tij dhe punon pa pushim.

"Jam në bisedime të vazhdueshme me drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit, apo dhe me ato të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, sepse duhet që të fusim një orë futbolli nëpër shkolla për t'i dhënë vajzave që të merren me këtë lojë, në mënyrë që të eci përpara".  Dhe kur është pyetur se cili është pasioni i tij, futbolli i djemve, apo i femrave, Rraklli e ka një përgjigje të shpejtë dhe të thjesht, "Futbolli në botë nuk ndahet mes djemve dhe vajzave. Futbolli është një lojë me 22 lojtar dhe një top, lojë të cilën e luajnë dhe djemtë, por dhe vajzat"

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions